Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se situata ushtarake në rajonin verilindor të Kharkiv ishte “jashtëzakonisht e vështirë”, por ende “nën kontroll”. Kjo deklaratë erdhi pas një takimi me shefat e tij ushtarakë pranë vijës së frontit.
“Situata në rajonin e Kharkiv është përgjithësisht nën kontroll dhe ushtarët tanë po i shkaktojnë humbje të konsiderueshme okupatorit. Megjithatë, zona mbetet jashtëzakonisht e vështirë,” tha ai.
Qyteti i Kharkivit ndodhet rreth 30 kilometra larg nga kufiri rus.