Heqje shiriti dhe tifozë kundër. Granit Xhaka mund të largohet në janar nga Arsenali. Mendohet si zgjidhja më e mirë për mesfushorin nga Gjilani të Zvicrës, por edhe për klubin londinez. Mediat angleze raportojnë se vetë lojtari ia ka shprehur drejtuesve dëshirën e tij për t’u larguar.
Arsenali nga ana tjetër po mendon ta shesë atë në Gjermani, aty ku Xhaka ka një reputacion të mirë. Mesfushori, gjatë kohës që ishte pjesë e Gladbah vlerësohej si një nga lojtarët më të mirë dhe mund të ketë klube që do të interesoheshin për shërbimet e tij.
Krisja përfundimtare e Xhakës me Arsenalin erdhi pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Crystal Palace, ku ai iu kundërvu tifozëve që po e vërshëllenin atë. Më pas ai kërkoi falje, por zbuloi edhe kërcënimet e shumta që kishte marrë gjatë kësaj periudhe. Në këto kushte mbetet vetëm të zyrtarizohet largimi, sigurisht për ofertën e duhur. /abcnews.al