Finlanda planifikon të përdorë rezervistë për të patrulluar kufirin me Rusinë

schedule18:09 - 15 Maj, 2024

schedule 18:09 - 15 Maj, 2024

Finlanda do të ndryshojë legjislacionin e saj për të lejuar mijëra rezervistë të patrullojnë kufirin e vendit me Rusinë, nëse do të ketë një valë të papritur emigrantësh. 

“Me situatën e ndryshuar të sigurisë, ne duhet të plotësojmë metodat ekzistuese me mënyra të reja për të ruajtur sigurinë kufitare,” tha në një deklaratë ministri i mbrojtjes Antti Hakkanen.

Finlanda, e cila u bashkua me NATO-n në prill të vitit të kaluar, ka akuzuar Moskën për armatim të migracionit kundër kombit nordik, gjë që Kremlini e mohon. 

Finlanda mbylli kufirin e saj 1,340 km të gjatë me Rusinë në fund të vitit të kaluar mes një numri në rritje të mbërritjeve nga vende të tilla si Siria dhe Somalia nëpërmjet Rusisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!