Kaosi te Flamurtari, zgjidhja e dy problemeve “çliron” vlonjatët

schedule11:22 - 8 Nëntor, 2019

schedule 11:22 - 8 Nëntor, 2019

Problemet me pagesat, vendi i fundit në klasifikim dhe mungesa e garancisë për të dalë nga kjo situatë është gjendja aktuale ku ndodhet skuadra e Flamurtarit. Një nga klubet historike dhe me traditë në futbollin shqiptar, duket se ka prerë biletën për në Kategorinë e Pare. Mbijetesa konsiderohet një mision i pamundur, të paktën për momentin.

Mungesa e financimeve ndikoi në merkaton e vakët dhe pa afrime të bujshme, pasojë e së cilës janë rezultatet në 11 javët e para të kampionatit. Futbollistët dhe stafi kanë muaj të tërë pa u paguar, një fenomen që vijon të mbetet ndër problemet kryesore në skuadër e për të cilën ende nuk ka një zgjidhje konkrete.

Këshilli bashkiak i Vlorës ka miratuar fonde për klubin e Orikumit, që garon në Kategorinë e Parë dhe nuk përgjigjet për borxhet e prapambetura të paguara nga Sinan Idrizi. Ky i fundit ka dorëzuar prej kohësh një shkrese që bashkia të njohë borxhet që ai ka shlyer.

Situata është kaotike dhe do të mbetet e tillë për sa kohë nuk gjendet një marrëveshje mes palëve. Në kampin vlonjat kërkojnë një orë e më parë miratimin e ligjit për sportin, si mundësia e vetme për të zgjidhur këtë situatë. Flamurtari rrezikoi të licencohej në fillimin e sezonit, por gjeti marrëveshjen me tatimet dhe filloi garën normalisht. /ABC NEWS ALBANIA 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!