Gjeorgjia duket si një kazan që zien me mijëra qytetarë që kanë protestuar mbrëmë. Protestat filluan pasi u miratua ligji për agjentët e huaj të frymëzuar nga Rusia dhe SHBA paralajmëroi se mund të rishikonte marrëdhëniet e saj me Tbilisin.
84 deputetë gjeorgjianë votuan “pro” dhe 30 “kundër”. Para parlamentit u mblodhën rreth 2000 demonstrues që bërtisnin: “Jo ligjit rus!”, ndërsa në vendngjarje ishte vendosur forca të mëdha policie.
Protestuesit më vonë bllokuan një rrugë kryesore në Tbilisi, ndërsa 13 persona u arrestuan “sepse nuk respektuan urdhrat e policisë”, sipas ministrisë së brendshme.
Projektligji duhet të nënshkruhet tani nga presidentja gjeorgjiane Salome Zourabivili, e cila ka thënë se do të vendosë veton ndaj tij.
Megjithatë, parlamenti mund ta anashkalojë këtë duke mbajtur një votim të ri mbi projektligjin.
/abcnews.al