11-vjeçari Alvin Berisha ka mbërritur në Itali. Alvini ka mbërritur në aeroportin e Romës rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Vogëlushi, nëna e të cilit ka humbur jetën në një shpërthim, kishte përfunduar në kampin e refugjatëve të Al Hol në verilindje të Sirisë, ku u gjet fillimisht nga emisioni “Le Iene”.
Alvini u nxorr dy netë më parë nga kampi famëkeq, ndërsa dje ka qëndruar në Damask dhe më pas është nisur drejt Libisë.
Alvin Berisha mbërriti në Siri në vitin 2014, pasi u mor mga nëna e tij e cila ishte radikalizuar.
Kjo e fundit u martua në me një luftëtar të shtetit Islamik, ku edhe lindi një djalë. Ndërkohë sipas të dhënave ata humbën jetën nga një shpërthim. Në këtë shpërthim, mbeti i plagosur rëndë edhe Alvini.
Ndërsa, tashmë gjithçka ka marrë fund dhe vogëlushi do të nisë një jetë të re pranë familjes së tij, babait dhe dy motrave./abcnews.al