Një ditë pas vrasjes së efektivit të policisë në Fier, autori është ende në arrati ndërsa kërkimet për vendndodhjen e tij kanë vijuar përgjatë gjithë natës.
Një person i afërm i autorit është shoqëruar për t’u marrë në pyetje për vendndodhjen e mundshme të Azgan Mernices. 23-vjecari pasi ka kryer vrasjen e Novruz Cenaliajt, është larguar me automjetin e tij tip “Audi” në banesën e tij në fshatin Sulaj. Me pas me një motor ka shkuar në drejtim të fshatit Dërmenas. Kjo është bere e ditur nga dëshmia e nenës së tij e cila ndodhej në makinë në kohën kur ndodhi vrasja e efektivit.
Një grup hetuesish dhe prokurorësh po organizojnë kërkimet ndërsa në terren janë me dhjetëra efektivë policie forcat RENEA dhe agjentë të policisë. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë pavarësisht se janë bërë kontrolle të shumta në banesa lokale dhe magazina përgjatë trekëndëshit Dermenas-Pojan -Darëzezë.
Homazhet dhe ceremonia e varrimit pritet të behet ditën e nesërme. /abcnews.al

