“Asnjë vend i sigurt në Gaza”, OKB: Ndaloni vrasjet pa dallim të fëmijëve

schedule09:15 - 14 Maj, 2024

schedule 09:15 - 14 Maj, 2024

Të paktën 14 persona u vranë pas një sulmi izraelit nga militantët në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza, mes tyre edhe fëmijë. Ndërkohë menjëherë pas sulmit ka reaguar edhe një zyrtar i UNICEF, i cili bëri thirrje për t’i dhënë fund “vrasjeve pa dallim të civilëve dhe veçanërisht fëmijëve”.

Kampi i refugjatëve Nuseirat u krijua pas “Nakba”, një term që i referohet spastrimit etnik të palestinezëve në vitin 1948. Më shumë se 750,000 palestinezë u zhvendosën me forcë për të krijuar shtetin e Izraelit.

Kampi i refugjatëve Nuseirat është emëruar sipas një fisi lokal beduin dhe ndodhet në Rripin qendror të Gazës. Para luftës së Izraelit në Gaza, ai ishte një kamp me popullsi të dendur, ku strehoheshin 85,409 refugjatë palestinezë të regjistruar në UNRWA.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!