Është zhbllokuar rezultati edhe në sfidën mes Borussia M’Gladbach dhe Romës. Kanë qenë vendasit gjermanë ata që shënuan të parët, në minutën e 35-të. Talenti francez, Thuram, bëri gjithçka mirë nga krahu i majtë, duke dribluar mbrojtësin Smalling dhe duke krosuar rrezikshëm në qendër.
Mbrojtësi i Romës, Fazio, është i pafat, pasi në tentativë për të larguar rrezikun, devijon topin në rrjetën e tij, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit Lopez. Roma po bënte një ndeshje të mirë deri në këtë episod, me Zaniolon që iu afrua disa herë golit. Megjithatë, janë gjermanët ata që gjejnë rrjetën të parët, dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë./abcnews.al
UEFA Europa League
Borussia M’Gladbach – Roma 1-0
Fazio (ag) 35’