Tashmë gjithçka u “vulos”, me teknikun spanjoll, Xavi Hernandez, i cili vendosi të qëndrojë në krye të pankinës së “Katalanasve”, të Barcelona, duke tërhequr vendimin, që kishte marrë para disa muajsh dhe tanimë ka filluar të mendojë seriozisht për merkaton e verës, teksa ka vendosur edhe objektivët e parë, ku përveç Joshua Kimmich tanimë kërkohet në tjetër “ylli”.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane e më konkretisht të prestigjiozes italiane, “La Gazzetta dello Sporti”, Barça është vënë pasi “yllit” të Napoli, Kvicha Kvaratskhelia, me menaxherin e gjeorgjianit, Manuka Jugelit, i cili pritet të udhëtojë ditët në vijim drejt Italisë, ku mësohet të jetë organizuar një takim, me Presidentin De Laurentiis, për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij.
Kontrata që lidh “fantazistin” e sulmit, me “Blutë” e Napoli skadon në vitin 2027, prandaj dhe deri më tani agjensia që menaxhon 23-vjeçarin, nuk ka dashur të dëgjojë arsyet për mundësinë e një zgjatjeje, megjithatë, rezultatet në fushë e shtynë gjeorgjianin, i cili fiton 1.5 milionë euro në sezon, një nga pagat më të ulëta te “gjigantët” italianë, të kërkojë një rregullim të pagës.
Pas sezonit të kaluar, ku arriti të ishte një nga “yjet” e skuadrës së teknikut, Luciano Spalletti, të cilët arritën të fitonin titullin kampion, këtë edicion, Kvicha ka zbritur në fushë plot 43 herë, ku ka arritur të shënojë 10 gola, si dhe të asistojë 8 herë shokët e tij të skuadrës. Megjithatë derimëtani nuk është vendosur asgjë për të ardhmen e tij, teksa më shumë do të mësohet në muajin maj. /i.m /abcnews.al