Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz për situatën në Kosovë. Vuçiç është shprehur se Serbia ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se fokusi kryesor mbetet rruga europiane dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Më tej ai ka shtuar se serbët në Kosovë, po përballen me arrogancën e qeverisë së Kurtit, ndërsa nënvizoi se është Prishtina ajo që po shmang themelimin e Asociacionit.
“Kancelarin Scholz e informova për situatën pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë, si dhe për shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur detyrimet e saj të pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e ZSO-së”, tha më tej Vuçiç.
/abcnews.al/