Të shtëna me armë në një festë në SHBA, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur

schedule10:34 - 13 Maj, 2024

schedule 10:34 - 13 Maj, 2024

Tre persona u vranë dhe të paktën 15 u plagosën si pasojë e të shtënave me armë në një festë në jug të Alabamës. Rreth 1,000 njerëz po merrnin pjesë në festën e Ditës së Majit pranë komunitetit të Stockton, kur shpërtheu një debat dhe pati të shtëna.

Sipas policisë, shumica e viktimave ishin të rinj.

Incidenti tragjik është një nga më shumë se 150 të shtëna masive që kanë ndodhur në SHBA që nga fillimi i vitit.

/abcnews.al