Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një boksier ka humbur jetën.
Fjala është për Sherifdin Laval, i cili nuk ka mundur t’i bëjë ballë goditjeve të marra dhe ka ndërruar jetë në ring. Laval ishte ndër boksierët e parë që kishte për t’u ndeshur në spektaklin e Londrës, ku më vonë ishte i planifikuar edhe ndeshja e boksierit shqiptar Amarildo Bakaj.
Për shkak të kësaj tragjedie është ndërprerë i gjithë eventi i boksit. Laval po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë.
Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte./h.ll/abcnews.al