Largime në bllok nga PD Elbasan/ Dorëhiqet kryesia, kryetari dhe sekretari

schedule15:07 - 11 Maj, 2024

schedule 15:07 - 11 Maj, 2024

Një ditë para zgjedhjeve të reja për kryetar që u mbajtën këtë të shtunë, në Partinë demokratike të Elbasanit vijuan largimet masive.

Kryesia dhe figura të rëndësishme si  Kryetari i saj Eugen Isaji dhe Sekretari Zamir Muzhaqi kanë dhënë dorëheqjen në shenjë proteste kundër vendimit për të futur në listën e kandidatëve biznesmenin Naim Meta, një figurë e panjohur për ta përsa i përket kontributeve në parti.

Mësohet se brenda partisë demokratike zyrtare të Elbasanit biznesmeni mbështetej nga deputetja e Bashës Flutura Açka. Kjo lëvizje e deputetes Açka ka shkaktuar tensione brenda degës së PD në Elbasan me pasojë dorëheqjet në bllok.

Largimi i Eugen Isajit nga Partia Demokratike shënon një moment kritik për këtë parti në Elbasan me ndarje të thellë mes segmenteve të partisë. Por pavarësisht dorëheqjeve në seri të figurave të rëndësishme, biznesmeni Naim Meta është zgjedhur me ato pak vota të atyre që kanë mbetur ende në PD-në e Elbasanit./abcnews.al