Guvernatori rajonal i Kharkiv, ka deklaruar se 1775 civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga sulmi i djeshëm i Rusisë. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.
1048 prej tyre ishin nga rrethi Chuhuiv, ku ndodhet Vovchansk.
Ndërkohë 440 persona të tjerë u evakuuan nga distrikti i Kharkiv, i cili rrethon qytetin e Kharkiv, dhe 12 nga rrethi Bohodukhiv, që ndodhet në veriperëndim të Kharkiv.
275 persona të tjerë u evakuuan nga vullnetarë në të gjithë rajonin.
/abcnews.al