Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet këtë pasdite në Vlorë, në kuadër të turit ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’.
“Askush nuk do të mbetet pa studiuar sepse nuk ka para”, tha Basha.
Sëmundja që ka zënë Shqipërinë është sëmundja e autokracisë, pushteti është përqëndruar në pak duar. Një grusht njerëzish që nuk e përfaqësojnë rininë, kjo lloj vendimmarrje synim kryesor ka pushtetin dhe pasurinë. Në këtë faze kemi ardhur sepse pushteti nuk ësht produkt i votës së qytëtarëvë por e ka të lidhur fatin me krimin,- tha Basha.
“E gjithë beteja jonë është që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rikthimi te modeli evropian do të janë mundësi të ndërtojmë standarde evropiane. Ndryshe nga ky që qeverish sot unë nuk kam lidhje me asnjë kriminel, ne kemi bërë një betëjë 6-vjeçare kundër krimit dhe kemi fituar. Unë dhe partia ime kemi një program për ta çarmatosur oligarkinë”, kështu iu përgjigj lideri i PD-së, pyetjes së të riut se përse rinia duhet të ketë besim te Partia Demokratike./abcnews.al