“Rinia po vuan pasojat e qeverisjes së keqe”, Basha: Nuk ka vullnet politik

schedule17:09 - 7 Nëntor, 2019

schedule 17:09 - 7 Nëntor, 2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka nisur edhe sot “Rrugëtimin për Shqipërinë”. Këtë herë Basha është ndalur në Vlorë në një takim me të rinjtë e qytetit.

Basha është shprehur se energjia e rinisë është faktori kryesor që do të sjellë ndryshimin. “Rinia është pjesa më e pakomprometuar e shoqërisë”, tha Basha.

“Kjo qeveri i ka lënë rinisë vetëm një rrugë, rrugën  e emigracionit. Ne do të krijojmë mundësi për kushte më të mira jetese, që të arrihet gjithçka duhet shumë punë dhe vullnet. Zotimi im është që të kthejmë shpresën t’i japin fund largimit të shqiptarëve”, tha ndër të tjera Basha.

Ka ardhur koha të mos bëjmë më kompromis as me vlera, as me projekkte, por rruga më e mirë është ti hapim rrugën rinisë, dhe kjo bëhet me shanse, theksoi kryedemokrati Basha.

Fatkeqësisht të rinjtë nuk e gjejnë të ardhmen në Shqipëri, por ikin në dhe të huaj. Por dheu i huaj nuk mund të bëhet si në vendin tonë.  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë në Vlorë u ndal edhe tek rasti i Alvinit, djali i cili ishte në kampin Sirian dhe me vështirësi u bë i mundur kthimi në shtëpi. “Janë shumë fëmijë që duhet të nxirren nga Siria”, tha Basha.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!