Presidencialet në RMV, Pendarovski pranon humbjen: Rezultatet janë të qarta, përgëzoj fituesit!

schedule22:31 - 8 Maj, 2024

schedule 22:31 - 8 Maj, 2024

Stevo Pendarovski, presidenti aktual në Maqedoninë e Veriut ka pranuar humbjen në garën për zgjedhjet presidenciale në vend.

Ai gjithashtu ka përgëzuar fituesit, ndërsa falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që e mbështetën.

“Më lejoni të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor dhe të gjitha institucionet që siguruan që kjo ditë të ishte e drejtë dhe demokratike. E dimë se ka raportime për shkelje zgjedhore, por ia lëmë institucioneve t’i zgjidhin dhe të mos lënë asnjë njollë të errët në procesin zgjedhor. Rezultatet janë të qarta dhe nuk kam ndërmend t’i shtjelloj ato. Sipas rezultateve, dua t’i përgëzoj fituesit, t’u uroj punë të suksesshme në pesë vitet e ardhshme. Koncepti im për një Maqedoni multietnike plotësisht të integruar në strukturat euroatlantike, sot, për fat të keq, nuk mori mbështetjen e shumicës nga qytetarët”, tha ai.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare, Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e Partisë VMRO-DPMNE është duke kryesuar me mbi 47 përqind të votave. “Fronti Evropian” kryeson me 30 mijë vota përballë “Vlen”.

/abcnews.al/