Pendarovsky pranon humbjen/ Presidencialet, Gordana Siljanovska kryeson me 111 mijë vota

schedule23:10 - 8 Maj, 2024

schedule 23:10 - 8 Maj, 2024

MAQEDONI E VERIUT-Me afro 77 për qind të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e veriut Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO-DPMNE po korrë një tjetër fitore të thellë ndaj  rivalit e saj nga radhët e LSDM, Stevo Pendarovski.

Siljanovska-Davkova, kandidatja nga partia më e madhe opozitare ka arritur të sigurojë afro 64 për qind, që konvertohen në plotë 413mijë 598 vota.

Ndërsa Pendarovski, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, ka arritur të sigurojë vetëm 186 mijë 954 vota, apo mbi 29 për qind.

Pendarovksi në një deklaratë për shtyp pranon humbjen:  “Rezultatet janë të qarta, koncepti im për një Maqedoni multietnike plotësisht të integruar në strukturat euroatlantike, fatkeqësisht nuk mori mbështetje” deklaroi ai.

Koalicioni shqiptar Fronti evropian i Ali Ahmetit  disa ditë para zgjedhjet presidenciale pati deklaruar se do ja lejë në dorën e qytetarëve shqiptarë të zgjedhin kreun e ri të shteti, duke mos-shprehur mbështetjen për asnjë kandidat.

Dalja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 46.31 për qind, që nënkupton se është arritur pragu prej 40 për qind që votimet për president të konsiderohen të suksesshme.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajt më 24 prill, Davkova udhëhoqi bindshëm me një diferencë prej 20 për qind të votave në krahasim me kandidatin e saj socialdemokrat Pendarovski.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!