Asociacioni, kusht për Kosovën? Halimi: Politikat e Kurtit e kanë lënë vendin mbrapa!

schedule16:33 - 7 Maj, 2024

schedule 16:33 - 7 Maj, 2024

Në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, Jeton Halimi foli për çështjen e Asociacionit dhe politikat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ai theksoi se Kurti nuk ka bërë asgjë tjetër veçse e ka mashtruar popullatën.

Ndër të tjera nënvizoi se të gjitha premtimet që ka bërë kryeministri i Kosovës, nuk i ka mbajtur dhe qytetarët e kanë kuptuar mashtrimin e tij.

“Mendoj që është e qartë që Kosova e ka kushte dhe kodin civil të republikës së Kosovës për të votuar. Por tani Kosova është në sanksione, dhe e kemi parë se ku na ka çuar politika e Albin Kurtit. E dimë që Kosova e ka obligim për ta bërë Asociacionin. Por njerëzit e kanë kuptuar që Kurti synon të fitojë edhe njëherë zgjedhjet, dhe më pas të shohë Asociacionin. Nëse do të humbasim edhe këtë rast edhe gjithë përgjegjësia bie mbi zotin Kurti”, tha ndër të tjera Halimi.

/abcnews.al/