Një ushtar amerikan i mbajtur është arrestuar për vjedhje në Vladivostok të Rusisë. Duke cituar zyrën e shtypit të gjykatës, RIA raportoi se ushtari quhet Gordon Black dhe do të mbahet në paraburgim deri më 2 korrik.
“Gjykata në rrethin Pervomaisky lëshoi urdhër-arrestin për ushtarin amerikan Gordon Black…, sipas nenit të vjedhjes së kodit penal rus,” raportoi RIA duke cituar zëdhënësin e gjykatës.
Ushtria amerikane njoftoi të hënën se ishte vënë në dijeni për arrestimin, pa bërë të ditur zyrtarisht emrin e ushtarit. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ushtari po shërbente në një bazë në Korenë e Jugut. Një tjetër zyrtar amerikan tha se ushtari akuzohet se ka kryer vjedhje ndaj një gruaje.
Sipas një raporti, shtetasi i huaj i cili është arrestuar me akuzën e vjedhjes rrezikon deri në pesë vjet burg./abcnews.al