Atalanta kap zonën Champions, “Bergamaskët” triumfojnë në transfertën e Salernitana

schedule20:36 - 6 Maj, 2024

schedule 20:36 - 6 Maj, 2024

Atalanta vrapon drejt zonës Champions League, duke parakaluar “Verdhekuqtë” e Roma në renditje dhe duke kërcënuar edhe “Emiljanët e Bolonga në vendin e katërt. “Zikaltërit” e teknikut Gasperini ia dolën të triumfojnë me rezultatin 1-2 me përmbysje në transfertën ndaj Salernitana në “Arecchi Stadium” dhe të ngjiten në vendin e 5-të me 60 pikë, po aq sa Roma, por me golavarazh më të mirë se “Verdhekuqtë”.

Tchaouna surprizoi “Zikaltërit” e Atalanta, duke u dhënë avantazhin vendasve në pjesën e parë, por “Zikaltërit” shënuan dy herë brenda 6 minutave, me Scamacca në të 57′-ën dhe Koopmeiners në të 63′-tën, duke përmbysur gjithçka.

Me këtë fitore, Atalanta e sheh veten katër pikë larg Bologna në vendit e katërt, por vlen të theksohet se zikaltrit kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Tashmë vëmendja e Atalanta kalon në Europa League, ku të enjten në mbrëmje do të presë “Të Kaltërit” e Marseille në “Gewiss Stadium” e synim triumfin që do ta çonte për herë të parë në një finale kompeticionesh europiane. /i.m /abcnews.al