E ardhmja e Julen Lopetegui merr formë dhe këtë e konfirmon gazetari italian, Fabrizio Romano.
Sipas ekspertit të merkatos, Lopetegui ka arritur marrëveshjen me Wëest Ham për të qenë trajneri i tyre, duke zëvendësuar kështu David Moyes sezonin e ardhshëm.
Trajneri në fjalë ka pranuar ofertën e “Çekanëve” dhe është gati të avancojë për detajet e kontratës.
Për Lopetegui kishte interes edhe nga Milan, por tifozët mohuan transferimin e tij./h.ll/abcnews.al