Pas SHBA-së, përplasje mes policisë dhe protestuesve pro palestinezë në Francë

schedule12:27 - 3 Maj, 2024

schedule 12:27 - 3 Maj, 2024

Policia franceze u përlesh me protestuesit në një demostrate përpara ndërtesës së Universitetit Sciences Po në mbështetje të palestinezëve në Gaza. Pas incidenteve në SHBA, kriza duket se ka kaluar edhe në Europë.

Sipas një studenti në universitetin publik Sciences Po i cili foli për shtypin, “rreth pesëdhjetë studentë ishin ende të pranishëm në ambientet në rue Saint-Guillaume” kur policia hyri në ndërtesë.

Ndërtesat kryesore të Sciences Po Paris u mbyllën mëngjesin e së premtes, me vendim të administratës pas një demonstrate nga disa dhjetëra studentë pro palestinezë.

Ndërkohë të paktën 2.000 persona u arrestuan në dy javë gjatë protestave në mbështetje të Palestinës të mbajtura në kampuset universitare në SHBA.

/abcnews.al