Çifti i pajetë në Dropull/ Shoqërohen në polici 10 persona, të afërm dhe banorë të fshatit

schedule17:00 - 2 Maj, 2024

schedule 17:00 - 2 Maj, 2024

Një çift të moshuarish u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune brenda banesës së tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit mengjesin e së enjtes.

Stand up: Trupat e Kosta Ilia dhe bashkëshortes së tij Kleoniqi Ilia u gjetën nga fqinjët rreth ores 8 te mengjesit. Ata u sinjalizuan nga te afermit e te moshuarve, te cilet nuk iu ishin pergjigjur ne telefon prej mbremjes se te merkures”.

Dera e jashtme e baneses ishte mbyllur ndaj fqinjet u detyruan të ngjiten nga muri rrethues për te hyrë në shtëpi.

Trupi i familjarit Kosta Ilia 84 vjec u gjet pa shenja jete dhe me plagë në kokë në oborrin e shtëpisë ndërsa vetëm pak metra më tej, brenda shtëpisë u konstatua e vdekur edhe bashkëshortja 88 vjec.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë mbeten ende mister.

Fillimisht u dyshua për një grabitje, nga persona të afërt me çiftin, por në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se nuk janë konstatuar dyer apo dritare të thyera ndërsa në brendësi të banesës nuk ka patur çrregullime të orendive.

Edhe pensioni që 84 vjeçari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol, megjithatë banorët thanë se vjedhjet nuk janë të padëgjuara në zonën e tyre.

Një tjetër pistë është ajo e konflitit mes dy të moshuarëve të cilët nuk kishin fëmijë dhe jetonin të vetëm por fqinjët tregojnë se ata nuk kanë pasur probleme.

Misteri i vdekjes së të moshurëve pritet të zbardhet nga ekspertiza mjeko ligjore ndrësa një grup hetimor i ngritur për këtë rast mblodhi prova për të hedhur dritë mbi ngjarjen që tronditi komunitetin e vogël të fshatit Bodrisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!