Bayer Leverkusen ka shënuar dhe golin e dytë në sfidën kundër Atletico Madrid, duke i befasuar të besuarit e Simeones sapo filloi pjesa e dytë. Ishte kapiteni Kevin Volland ai që dyfishoi rezultatin, pas autogolit të mesfushorit Thomas.
Karim Bellarabi kroson mirë nga krahu i djathtë i sulmit dhe gjen në qendër Volland. Kapiteni i Leverkusen tregon të gjitha aftësitë e tij, duke e mbrojtur mirë topin dhe duke goditur fort me të djathtën. Asnjë shans për Oblak dhe festa në Gjermani ka nisur…/abcnews.al
UEFA Champions League
B. Leverkusen – A. Madrid 2-0
Thomas (ag) 41′, Volland 55′

