Tani është zyrtare, fitorja e Borussia Dortmund kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League i lejon Gjermanisë që të ketë pesë skuadra në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të mirë europian.
Pas Italisë qe e konfirmoi më herët pjesëmarrjen me pesë ekipe në Championsin e ardhshëm, tashmë edhe Gjermania e konfirmoi një shifër të tillë.
Një arritje e madhe e skuadrave italiane dhe gjermane që me ecuritë e tyre në Europë u siguruan vendeve përkatëse pjesëmarrjen me më shumë ekipe sezonin tjetër./h.ll/abcnews.al