Real Madrid po shkatërron me rezultatin 4-0 ekipin e Galatasaray në pjesën e parë. Rodrygo shënoi një dopietë që në minutat e para, ndërsa Ramos shënoi me penallti. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Benzema shënoi golin e katërt për Realin.
Sulmuesi francez nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve dhe në të 45-ën, çoi shifrat në 4-0. Rodrygo ishte sërish protagonist, pasi asistoi te sulmuesi francez, i cili me portën thuajse të boshatisur, nuk e pati të vështirë të shënojë. Spektakël në “Bernabeu”!/abcnews.al
UEFA Champions League
Real Madrid – Galatasaray 4-0
Rodrygo 4′ 6′, Ramos (p) 14′, Benzema 45′