Abaz Hodo tregon arsyen pse dha dorëheqjen nga posti si drejtor në Galerinë e Arteve

schedule10:28 - 2 Maj, 2024

schedule 10:28 - 2 Maj, 2024

Piktori dhe kritiku i artit, Abaz Hodo ka treguar në emisionin “Pas Mesnate”, arsyen pse vendosi të tërhiqej nga posti i drejtorit të Galerisë së Arteve.

Ai tha se misionin e tij e përmbushi dhe zgjodhi të largohej si kampion. Hodo ka theksuar se artisti vjen një moment që duhet ta kuptojë se kur e ka maksimumin e tij.

“U largova nga Galeria e Arteve dhe për arsye moshe dhe për arsye të angazhimeve të mija, doja të isha më i lirë sepse unë e kam kuptuar kurdoherë, që jam personi që shpeshherë kam dhënë dorëheqjen. Sepse mendoj që kur e jep diçka nuk ke çfarë të japësh më. Kur arrin diçka maksimale, fillon skadenca e asaj periudhe, fillon kurba.

Unë nisem me parimin që ta lësh një gjë kur je kampion. Po të shohësh njerëzit e zgjuar, e lënë në momentin kur ka kurbën më të lartë. Unë mendoj që e mbusha misionin tim, bëra dy aktivitete të mëdha brenda një viti. Sigurisht unë nuk kisha më çfarë të bëja dhe u tërhoqa vetë. Kisha dy vjet që e kisha mbushur moshën për t’u tërhequr…”, u shpreh ndër të tjera piktori./abcnews.al