“Flakë në Det”/ Aparati i ish-policit fundosi grupin kriminal ku u arrestua “Baroni i drogës” dhe 3 anëtarë të tjerë

schedule10:47 - 1 Maj, 2024

schedule 10:47 - 1 Maj, 2024

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK, si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Nga zbërthimi i aparatit në pronësi të ish-policit Arlind Ismailukaj janë zbardhur biseda për trafikim drogë në 4 episode në Itali, Greqi, Kosovë dhe Turqi.

Sipas hetimeve nga prokuroria e posaçme grupi në fjalë kanë trafikuar sasi të mëdha heroine, kokainë në gusht 2023.

Në këtë periudhë  u zbuluan dhe u dokumentuan një rast të një trafiku  kokainë që do të shkëmbehej më një sasi lëndë narkotike, ku i përfshirë rezulton edhe i ashtëquajtuari “baroni i drogës”, Gëzim Çela dhe disa persona të tjerë.

Pak ditë më parë Cela iu sekuestruan disa pasuri që besohet se që janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!