Princi William konfirmoi këtë të martë se Princesha e Uellsit, Kate Middleton, “po shkon mirë”, duke iu referuar çështjes së saj shëndetësore që ka tërhequr vëmendjen globale.
Menjëherë pasi vizitoi qendrën e parandalimit të vetëvrasjeve ‘James’ Place’ në Newcastle, Princi William foli me gazetarët dhe korrespondentët mbretërorë që ishin mbledhur jashtë për ta takuar atë.
Prince William gives an update on Kate and the kids pic.twitter.com/ZH63bi8zx1
— Daily Mail Online (@MailOnline) April 30, 2024
Ashtu siç pritej, ndër të tjera ai u pyet për bashkëshorten e tij, Kate Middleton dhe familjen e tyre, pasi pak kohë më parë u bë e ditur se ajo ishte diagnostikuar me kancer.
60-vjeçarja Julie Kane, duke iu drejtuar Princit William, e pyeti: “A të shqetëson nëse të pyes se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?”
Më pas ai iu përgjigj: “Gjithçka është në rregull, faleminderit. Po ndihemi shkëlqyeshëm”.
Sakaq, ai ka shkëmbyer shtrëngime duarsh me njerëzit që e prisnin, ndërsa ka bërë edhe foto me disa./abcnews.al