“Xhanfize Kekon e takova në Pragë”, Bajo: Dhimitër Anagnosti më pagoi vitin e parë të shkollës në Çeki

schedule10:55 - 1 Maj, 2024

schedule 10:55 - 1 Maj, 2024

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, regjisori Saimir Bajo u ndal dhe te takimi me regjisoren e mirënjohur, Xhanfize Keko. Ai tregoi se ishte në Festivalin e Pragës dhe i la mbresa të jashtëzakonshme.

“Rastësia është mbreti i gjërave, kur Xhanfizeja ka ardhur në Pragë për t’u takuar dhe për të qenë në Festivalin e Filmit, e kam takuar përpara 18-20 vitesh. Më duket se në atë kohë, Xhanfize Kekos sapo i kishte vdekur djali, Doriani, ishte një grua e mrekullueshme. Kur u takuam ajo e mori vesh që unë isha nga Gjirokastra dhe isha regjisor. Më donte si ata fëmijët e saj që kishte në filma dhe unë bëra diçka të bukur për të pasi e kam takuar bashkë me një regjisore të famshme të filmave në Çeki. Edhe kur është takuar Xhenfizeja bashkë me këtë zonjën, edhe ajo me një respekt të jashtëzakonshëm e adhuronte Xhanfizen dhe e takoi me shumë emocione”, u shpreh Bajo.

Më tej, ai zbuloi se Dhimitër Anagnosti i pagoi vitin e parë të shkollës në Çeki, pasi në atë kohë nuk kishte mundësi ekonomike.

“Gjej rastin të falenderoj, regjisorin shqiptar që unë e vlerësoj dhe e dua, Dhimitër Anagnostin, sepse unë në vitin ’96 kisha fituar konkursin për të fituar student në Çeki dhe ishte kjo koha e trazirave dhe nuk e kishte njëri ndërmend të më sponcorizonte. Edhe unë rastësisht kam telefonuar Anagnostin që nuk më njihte, ishte drejtor i fondacionit ‘Fan Noli’ dhe unë bëra një aktivitet për kinemanë autentike dhe e ftova Anagnostin pa e ditur”, rrëfeu ndër të tjera regjisori./abcnews.al