Kryedemokrati Basha ka vazhduar turin e tij të bashkëbisedimeve me të rinjtë nga Shkodra. Pas mbarimit të këtij takimi Basha është shprehur i vendosur se shumë shpejt do të ketë zgjdehje të parakohshme, duke hedhur edhe akuza ndaj qeverisë, ku sipas tij nuk i ka sjellë asnj ë përmirësim vendit.
“Kryetar bashkish nuk ka ne asnjë qytet te Shqipërisë. Shqipëria nuk ka asnjë bashki. Ne Shkodër dhe ne gjithë Shqipërinë shume shpejt do te ketë zgjedhje te parakohshme te lira dhe te ndershme sepse shqiptaret nuk e meritojnë te largohen.
Partia Socialiste vazhdon qe ti shërbejë vetëm një grupi njerëzish. Edhe socialistet te mërzitur te keq qeverisur qe po i turpëron çdo dite me kandidat te kriminalizuar. Janë me pak se një ekip kalçeto qe mbajnë peng shqiptaret. Protesta do te ketë shume shpejt dhe s’janë ndalur asnjëherë“, deklaroi Basha.
Për Bashën një nga problemet më të mëdha që ka sot vendi është, emigracionin i të rinjve. Gjithashtu Basha ka treguar edhe arsyen e tij se pse vendosi që t’i futej politikës. Ai tha se lufta ndaj padrejtësisë ishte lajtmotivi i tij, u shpreh Basha./abcnews.al