Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar edhe kalendarin e dy javëve të fundit në Kategorinë e Parë. Java e 32-të do të luhet më datë 4 maj në orën 16:00. Ndërsa java e 33-të do të zhvillohet më datë 8 dhe 9 maj. Pesë takime do të luhen të mërkurën më datë 8 maj në orën 16:00, ndërsa sfida Bylis – Elbasani do të zhvillohet të enjten më datë 9 maj në 16:00.
Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”. Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore sipas skemës së mëposhtme, vendi i 3-të me vendin e 6-të dhe vendi i 4-t, me vendin e 5-të.
Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.
Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.
Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё Grupi A&B. /FSHF
Kalendari i plotë i javës së 32-të dhe 33-të:
Kategoria e Parë / Java 32
Elbasani – Tomori 04.05.2024 16:00
Vora – Bylis 04.05.2024 16:00
Flamurtari – Luzi 2008 04.05.2024 16:00
Apolonia – Besa 04.05.2024 16:00
Lushnja – Kastrioti 04.05.2024 16:00
Korabi – Burreli 04.05.2024 16:00
Kategoria e Parë / Java 33
Kastrioti – Korabi 08.05.2024 16:00
Tomori – Lushnja 08.05.2024 16:00
Besa – Flamurtari 08.05.2024 16:00
Burreli – Apolonia 08.05.2024 16:00
Luzi 2008 – Vora 08.05.2024 16:00
Bylis – Elbasani 09.05.2024 16:00