Lideri i PD-së, Lulzim basha ka nisur edhe ditën e sotme “Rrugëtimin për Shqipërinë”, në qytetin e Shkodrës.
Korrupsioni në Shqipëri përllogaritet si më të rëndët në të gjithë botën, haraçin e korrupsionit e paguan më shtrenjtë rinia. Vendi ka pagat më të ulëta në rajon duke sjellë edhe kosto më të larta. Dështimi i të gjithë dështimeve është dështimi me rininë, tha Basha.
“Në këtë rrugëtim asgjë nuk përjashtohet nga arsimi dhe punësimi, ndaj jam sot këtu për të gjetur zgjidhjet e përbashkëta dhe e them me shumë besim se me rininë shkodrane në krah do të të sjellim ndryshimin”, tha Basha gjatë fjalës së tij.
Sipas kryedemokratit largimi i shqiptarëve nuk është emigracion, por eksod, ndaj ne jemi sot me vizion dhe ide të qarta për të çliruar garën në ekonomi, sepse ne na duhet një qeveri që punon,- tha Basha.
Ka ardhur koha që të bashkohemi dhe t’i japim zgjidhje problemeve që e ka ermin Edi Rama, theksoi Basha.
Gjatë fjalës së tij Kreu i Partisë Demokratike u ndal edhe te vështirësitë e punësimit për studentët. “Njerëzit kërkojnë shanse të barabarta dhe jo lemoshë, ndaj ne kemi një arsye më shumë për t’i rikthyer shpresën shqiptarëve, për këtë arsye prioriteti ynë është të mbështesim studentët, për të përfituar ata që janë në vështirësi ekonomi”, tha ndër të tjera Basha./abcnews.al