“Rusia ka avancuar në Lindje”, Stoltenberg: Vendet e NATO-s nuk kanë bërë sa duhet

schedule17:45 - 29 Prill, 2024

schedule 17:45 - 29 Prill, 2024

“NATO nuk i ka mbajtur premtimet e saj në lidhje me Ukrainën”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg.

Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev, shefi i NATO-s kritikoi vendet perëndimore për vonesat në armatime dhe pamundësi të ushtrisë ukrainase për të rrëzuar dronët rus.

“Do të jem shumë i sinqertë me Presidentin Zelenskyy. Aleatët e NATO-s nuk e kanë përmbushur atë që kemi premtuar gjatë muajve të fundit. Ukraina është pushtuar prej muajsh, e detyruar të racionojë municionin e saj. Kjo do të thotë se më pak raketa dhe dronë rusë janë rrëzuar dhe Rusia ka qenë në gjendje të ecë përpara përgjatë vijës së frontit. Por nuk është tepër vonë që Ukraina të mbizotërojë”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!