Tritoli në banesën e gjyqtarit/ Delegacioni i BE: Dënojmë aktin e rëndë, mbështesim sistemin gjyqësor në Shqipëri

schedule15:46 - 29 Prill, 2024

schedule 15:46 - 29 Prill, 2024

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar ashpër sulmin e bërë ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj në qytetin e Shkodrës.

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, delegacioni i BE-së thotë se siguria e gjyqtarëve është thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, delegacioni i BE.

Pas sulmit me eksploziv në portën e banesës, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori vendim për ruajtjen e magjistratit dhe të familjes së tij për gjashtë muajt e ardhshëm./ n.m.abcnews.al