Turqia do të mbështesë Mark Rutte si kreun e ardhshëm të NATO-s

schedule14:02 - 29 Prill, 2024

schedule 14:02 - 29 Prill, 2024

Turqia ka vendosur të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte si sekretar i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s, njoftoi sot agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar diplomatë të NATO-s.

Gjithashtu, sipas Reuters, një zyrtar turk i paidentifikuar u tha aleatëve të NATO-s se Ankaraja do të mbështesë Rutte për postin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës.

Turqia ishte një nga katër vendet që nuk e kanë shprehur ende mbështetjen e tyre për Rutte si pasardhës të Jens Stoltenberg.

Aleatët e tjerë, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, kanë njoftuar tashmë mbështetjen e tyre për Rutte.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!