Shqiptarët i janë rikthyer kursimeve në monedhën euro.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë gjatë muajit mars depozitat në monedhën europiane iu rikthyen trendit të rritjes ndryshe nga ato në lekë që janë ulur. Vetëm në një muaj rezulton se kursimet e bizneseve dhe qytetareve janë shtuar me 111 milionë euro në banka duke kapur vlerën e 7.38 miliardë eurove. Ndërkohë që në shkurt, depozitat u tkurrën me 128 milionë euro një ecuri kjo që nuk ndodhte prej të paktën një dekade.
Ndërkohë në Shqipëri monedha europiane ka pësuar një zhvlerësim të ndjeshëm gjatë javëve të fundit duke u shkëmbyer me rreth 100 lekë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar në vend gjatë periudhës së pranverës. Rritja e depozitave është një tregues se në vend ka pasur një qarkullim të lartë të monedhës europiane, çka mund shpjegohet me numrin e lartë të turistëve të huaj që kanë hyrë në vend.
Kursimet në lekë nga ana tjetër ishte rreth 588 miliardë lekë, me një tkurrje prej rreth 4miliardë lekë më pak.
Edhe niveli i kreditimit në vend ka pasur një rritje të ndjeshme gjatë muajit mars. Niveli total i huave në vend gjatë muajit mars arriti në 763.2 miliardë lekë ose 13.3 miliardë më tepër në krahasim me një muaj më parë.
DEPOZITAT NE EURO
Shkurt 2024 7.27 miliardë euro
Mars 2024 7.38 miliardë euro
Kreditimi i ekonomisë
Shkurt 2024 749.9 miliardë lekë
Mars 2024 763.2 miliardë lekë
/abcnews.al