Blinken: Hamasi është e vetmja pengesë për arritjen e një armëpushimi në Gaza

schedule12:16 - 29 Prill, 2024

schedule 12:16 - 29 Prill, 2024

Duke folur në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Arabinë Saudite, Antony Blinken ka thënë se e vetmja gjë që pengon një armëpushim në Gaza është Hamasi dhe ata duhet të vendosin shpejt për marrëveshjen.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së tha se rajoni po përballet me “krizën më të keqe në Lindjen e Mesme që nga viti 1948” dhe se SHBA po përpiqet t’i japë fund konfliktit në Gaza , duke u përpjekur të sigurojë që të mos përhapet.

“Hamasi ka përpara një propozim që është jashtëzakonisht bujar nga ana e Izraelit. Dhe në këtë moment, e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi. Ata duhet të vendosin dhe duhet të vendosin shpejt. Dhe unë shpresoj se ata do të marrin vendimin e duhur. Dhe ne mund të kemi një ndryshim thelbësor në dinamikë”, tha ai.

Blinken falënderoi Katarin dhe Egjiptin për punën e tyre në përpjekjen për të ndërmjetësuar një marrëveshje, duke thënë se të gjithë duhet të jenë të vendosur për t’i dhënë fund vuajtjes së tmerrshme të njerëzve çdo ditë në Gaza, që kanë përshirë, burrat, gratë dhe fëmijët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!