Robert Lewandowski ka ende një keqardhje, atë të faktit që nuk fitoi Topin e Artë në vitin 2020.
Sulmuesi polak e di se kishte një mundësi të madhe, me suksesin që iu mohua për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila i detyroi organizatorët të mos jepnin çmimin, i cili mes polemikave i shkoi Lionel Messi.
“Se fundmi, një mik më dërgoi disa statistika, shënova 100 gola në 85 ndeshje midis 2020 dhe 2021. Të fitoja Topin e Artë 2020? Do të ishte një gjë e mrekullueshme dhe do ta pranoja çmimin”, tha ai për “Sport Bild”.
“Ai vit ishte i jashtëzakonshëm për mua, isha në nivelin më të lartë, fituam gjithçka. Sigurisht që do të doja të mërrja Topin e Artë një ditë. Nuk jam i zemëruar apo trishtuar sepse më mungon ky trofe. Por ndjenja ime është se në një nga ato dy vitet duhet ta kisha fituar.
Kush do ta fitojë këtë vit? Është e vështirë të thuhet, sepse Kampionati Europian dhe ndeshjet e fundit vendimtare të Champions League janë ende përpara. Por për momentin, Mbappe dhe Bellingham janë lojtarët më të jashtëzakonshëm në botë për mua”, është shprehur ndër të tjera Lewandowski./h.ll/abcnews.al