Klosi në Fier: Diaspora në fokus të rienergjizimit të PS-së. Balla: Qarku ynë, me fat sepse kalon një prej gazsjellësve më të mëdhenj në Europë

schedule15:36 - 27 Prill, 2024

schedule 15:36 - 27 Prill, 2024

Diaspora do të jetë në fokusin tonë kryesor të rienergjizimit të Partisë Socialiste. Kështu eshtë shprehur nga Fieri, sekretari organizativ i kësaj force politike, Blendi Klosi teksa ka theksuar se po punohet intensivisht për të realizuar votën e emigrantëve.

Ne do të jemi në një tur takimesh në diasporë për të strukturuar bisedat me qytetarët tanë dhe për të dëshmuar se ajo çfarë kemi për të bërë në Shqipëri dhe ajo cfarë kemi propozuar në kuadër të Shqipërisë 2030, nuk mund të bëhet pa kontributin e vëllezërve e motrave tona që jetojnë prej vitesh në diasporë”, ka thënë Klosi.

Ndërkohë drejtuesi politik i Qarkut Taulant Balla pasi ka vlerësuar ecurinë e këtij procesi, është ndalur edhe te protestat e banorëve të Roskovecit kundër ndërtimit të Termocentralit në zonën e tyre. Ky investim strategjik jo vetëm që nuk do t’i dëmtojë banorët por përkundrazi janë me fat që një investim i tillë strategjik do të zhvillojë më tej zonën.

“Qarku ynë është me fat sepse kalon një prej gazsjellësve më të mëdhenj në Europë, gazsjellësi transadriatik i cili jo vetëm që e ka kthyer Shqipërinë në një pozicion strategjik në hartën europiane të furnizimit me gaz, por tashmë duhet të jemi edhe përfitues dhe jo vetëm një vend tranziti”, ka thënë Balla.

I pyetur për kërkesën të dënuarve për zbatimin më të shpeshtë të amnistisë penale Balla ka pohuar se nuk dakordësohet me ta pasi tashmë ka një traditë në Shqipëri për zbatimin e amnistisë. Ajo ç’ka është e rëndësishme ka thenë Balla është që të gjithë ata që kanë përfituar prej saj të mos u rikthehen veprimeve kriminale.

Keto deklarata Klosi e Balla i bënë pas mbledhjes së këshillit koordinues të Partisë Socisliste të Qarkut në kuadër të rienergjizimit të partisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!