Rusia do të kërkojë mënyra për të anashkaluar ato që i quan sanksione të paligjshme të vendosura nga BE ndaj gazit natyror të lëngshëm (LNG), tha sot Kremlini, duke shtuar se çdo masë do të kishte ndikim në industrinë europiane.
Paketa e ardhshme e sanksioneve e Komisionit Europian pritet të ketë kufizime për gazin natyror të lëngshëm rus për herë të parë, duke përfshirë një ndalim të lëvizjes së mallrave dhe masa kundër tre projekteve ruse të LNG-së.
Sipas tij, çdo kufizim i ri i BE-së do të thotë se industria europiane do të paguajë më shumë për gazin e saj natyror.
“Sigurisht, në çdo rast, ne do të kërkojmë mënyra për t’i anashkaluar këto pengesa të paligjshme, konkurrencë të pandershme dhe veprime të paligjshme,” përfundoi Peskov.
/abcnews.al