Netanyahu prezanton zyrtarisht planin pas luftës: Zyrtarë lokalë në Gaza, UNRWA do të mbyllet

schedule08:28 - 26 Prill, 2024

schedule 08:28 - 26 Prill, 2024

Kryeministri izraelit prezantoi zyrtarisht për herë të parë në Kabinetin e Sigurisë një dokument parimesh mbi menaxhimin e Rripit pas konfliktit. Pas shkatërrimit të kapaciteteve ushtarake dhe strukturave qeveritare të Hamasit, siguria do të garantohet nga Izraeli.

Teksti nuk përmend emrin e Autoritetit Palestinez ose përjashton pjesëmarrjen e tij, por thotë se çështjet civile në Gaza do të menaxhohen nga “zyrtarë lokalë” me “përvojë administrative”, jo të lidhura me “vendet ose entitetet që mbështesin terrorizmin”.

Një nga aspektet kryesore të planit të qeverisë së Benjamin Netanyahut për Gazën e pasluftës është mbyllja e UNRWA. Pasi kujton përfshirjen e supozuar të 12 anëtarëve të Agjencisë më 7 tetor. Plani thotë se Izraeli do të punojë për të zëvendësuar agjencinë me “organizata humanitare ndërkombëtare përgjegjëse”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!