Shfaqi entuziazëm për fitoren e VMRO/ Nazarko: Ja çfarë mesazhi do të përçojë Ilir Meta

schedule21:15 - 25 Prill, 2024

schedule 21:15 - 25 Prill, 2024

MAQEDONI E VERIUT- Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk shprehu asnjë koment për shqiptarët që garuan në zgjedhjet Presidenciale, në Maqedoninë e Veriut.

Por përtej tyre, të gjithë entuziazmin kreu i Partisë së Lirisë, e shprehu për kandidaten e opozitës atje, e VRMO-DPMNE-së, e ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevskit, Gordana Davkova.

Kjo temë u diskua mes tjerash në studion e Real Story me gazetarin Sokol Balla. Analisti Mentor Nazarko analizoi këtë qasje politike të Metës, ndërsa tha se këtë “tifo” për VMRO-DPMNE  e ka më shumë si “metaforë politike”.

Sipas Nazarkos, Meta me këtë rreshtim do të ndërtojë narrativën se një figurë jetëgjatë si kryeministër Nikolla Gruevski po rikthehet, kështu mund të ndodh me të dhe me Sali Berishën.

“Meta mendoj se e ka si metaforë politike të restaurimit. Domethënë, ai do të ndërtojë narrativën se edhe një figurë jetëgjatë si kryeministër si Gruevski, pavarësohet vështirësive që ka patur, emigrimit politik që ka patur, është duke u rikthyer. Siç rikthehet Gruevski mund të rikthemi dhe ne. Meta dhe Berisha. Ai ka mbajtur marrëdhënie të mira me VMRO aktuale, por e vërteta është pak më e ndryshme me atë se çfarë përfaqëson VMRO-ja e sotme në raport me Gruevskin. Gruevksi është prishur me Mickovskin, kjo parti nuk përfaqëson Gruevskin në pikëpamje të restaurimit, dhe Gruevski është menduar se do krijonte partinë e tij dhe mund të rreshtohej pro perëndimit”, tha ai./ n.m.abcnews.al