NBA/ Boston “bie” në shtëpi, Miami surprizon Celtics në “luftën” për titullin kampion

schedule17:36 - 25 Prill, 2024

schedule 17:36 - 25 Prill, 2024

Mbrëmja e pestë e sfidave të fazës “play-off”, të NBA zbriti në parket dy kryesuesit e Konferencave dhe favoritët për titullin kampion, ku solli edhe suprizën e parë të madhe në këtë fazë të kampionatit amerikan të basketbollit, me skuadrën e Boston, që zhgënjeu të gjitha parashikimet, duke u mundur në shtëpinë e tij në sfidën e dytë kundër Miami Heats, me shifrat 111-101.

Pa yllin e skuadrës Jimmy Buttler, arma sekrete e kalifornianëve në suksesin e tyre ishin gjuatjet për tre, duke realizuar 23 të tilla. Shënuesi më i mirë për Majemin ishte Tayler Herro, i cili mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo, 24 pikë dhe 14 topa të kapur në tabelë. Nga ana tjetër, për Boston nuk mjaftoi paraqitja e radhës e shkëlqyer e dyshes së yjeve Jaylen Brown e Jayson Tatum, me të parin, që shënoi 33 pikë, ndërsa tjetri mbylli ndeshjen me 28 pikë të tjera.

Krejt i ndryshëm është diskutimi për skuadrën e Oklahoma, që sezonin e rregullt të NBA e mbylli në vendin e parë të Konferencës së Perëndimit. Thunders nuk zhgënjyen, duke fituar edhe ndeshjen e dytë kundër New Orleans, me plot 32 pikë diferencë, në shifrat e përgjithshme 124-92, vendasit dominuan sfidën, ndërsa thelluan në 2-0 serinë në “play-off”.

Finalist në garën për trofeun “MVP” të sezonit, Shai Gilgeous-Alexander udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 33 pikë, falë një përqindje të lartë saktësie në goditjet nga fusha. Pa lojtarin më të mirë Zoe Williamson, Pelicans tani do të kërkojnë të përmbysin serinë në sfidat e ardhshme që do të luajnë përpara tifozëve të tyre. /i.m /abcnews.al