Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Europian, xhudistja “dardane” merr dy fitore fantastike

schedule15:21 - 25 Prill, 2024

schedule 15:21 - 25 Prill, 2024

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli Kampionatin Europian, duke marrë dy fitore radhazi dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja pejane ishte e lirë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina.



Në çerekfinale, Distria ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz, me teknikën e njohur si Osaekomi.
Pas kësaj fitore, xhudistja dardane ka kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Ariane Toro Soler nga Spanja./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!