Derbi i Milanos luhet në merkato, Inter dhe Milan pas Zirkzee

schedule10:11 - 25 Prill, 2024

schedule 10:11 - 25 Prill, 2024

Inter dhe Milan përplasen për Joshua Zirkzee. Sulmuesi i Bologna, një nga zbulimet e mëdha të kësaj Serie A, është në syrin e Milanit dhe Interit, me Bologna që nis nga një vlerësim shumë i lartë për çmimin e tij, të paktën 60 milionë euro.

Sulmuesi holandez aktualisht është emri alternativ për Interin nëse nuk vjen Gudmundsson i Genoa. Por të dy mund të arrijnë duke marrë parasysh se Thuram ka një klauzolë largimi prej 85 milionë eurosh dhe një ofertë prej 75-80 milionë euro mund të largohet nga klubi zikaltër.

Nga ana tjetër, Giroud largohet nga Milan dhe Zirkzee shihet si zëvendësuesi ideal. Kuqezinjtë mbështeten edhe te fakti se Saelemaekers është në huazim me të drejtë blerje te Bologna, me Milan që planifikon të ofrojë kartonin e lojtarit belg për Zirkzee./h.ll/abcnews.al