“Të drejtët” është botimi më i ri nga Shtëpia Botuese “Dituria”, i cili ka në qendër 6 diplomatë që thyen rregulla për të shpëtuar mijëra hebrenj nga Holokausti.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, përkthyesi Xhimi Lazri ka ndarë detaje nga ky roman, duke theksuar se tregohet operacioni i shpëtimit të 8000 hebrenjëve në vitin 1940.
Ai zbulon se rrëfehet koha kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Lituaninë dhe refugjatët u dyndën në portat e konsullatave për një vizë.
“Ngjarjet janë në prill-maj 1940, përpara se Lituani të pushtohej nga Bashkimi Sovjetik. Konsulli bën një taktik për të pajisur me viza qytetarët hebrenj. Ky arrin dhe me një sugjerim të shefit të tij, krijon një vizë për një koloni të Holandës në Karaibe, Korasao. Konsulli i pajis me viza dhe i dërgon në Korasao. Aty futet dhe në lojë, konsulli japonez dhe fillon një odise e gjatë e pafundme, sepse këta duhet të marrin një leje nga Bashkimi Sovjetik”.
Sakaq, Lazri tha se ka qene shumë në dilemë për zgjedhjen e titullit, pasi duhej një fjalë që të tregonte shumë përputhur dhe me historinë e librit.
“Kam pasur një dilemë të madhe me titullin sepse nuk dija se çfarë fjale t’i vendosja. Pyeta shumë persona të fushave të letrave, por zgjodha ‘Të drejtët’, pasi fjala e zgjeron kuptimin e saj përtej”./abcnews.al