Një grua nga Serbia, e cila ishte e angazhuar në restaurimin e Pallatit të Mjeshtrit të Madh në Maltë, u akuzua se kishte vjedhur 13 mijë euro objekte antike nga ajo godinë me rëndësi historike në Valetta.
Gruaja e punësuar si menaxhere e projektit të restaurimit u arrestua me dyshimin se kishte vjedhur tre vazo antike dhe një orë nga pallati, raporton Times of Malta. Ajo e mohoi vjedhjen.
Pallati u rihap për vizitorët në janar të këtij viti dhe vjedhja e sendeve u raportua më 5 prill.
Gjykata dëgjoi se e akuzuara, e cila është arkitekt, ka probleme droge dhe ishte në provë për vepra të ngjashme.
Avokatja Raquel Tua tha se ajo nuk mund të identifikohej në pamjet e policisë.
Pasi prokuroria vuri në dukje dosjen e saj kriminale dhe faktin që bashkëpunëtorët e saj nuk kishin dhënë ende dëshmi, asaj iu mohua lirimi me kusht.
Times of Malta raportoi se policia e identifikoi të dyshuarin pasi kishte shqyrtuar pamjet nga disa kamera sigurie./abcnews.al